Deputetja e AAK-së komisionerit të BE-së: Na keni hy në hak me vizat

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj e ka cilësuar të pakuptimtë deklaratën e komisionerit të BE-së, Oliver Varhelyi për liberalizimin e vizave, i cili deklaroi se Kosova ka përmbushur kriteret për heqjen e regjimit të vizave.

Kadrijaj ka shkruar në profilin e saj në Facebook se BE-ja i ka hy në hak Kosovës, e nëse e duan kthimin e besimit te popylli ynë, duket të ndodh liberalizimi i vizave.

Postimi i plotë:

Sot në Kosovë po qëndron Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i cili prapë e konfirmoi se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.

E pakuptimtë deklarata e tij derisa ende spo mund t’i bindin disa vende që të ju lejohet popullit të Kosovës lëvizja e lirë.

Atëherë i nderuar, cila është fuqia e BE-së kur as vendet anëtare nuk ka fuqi t’i ketë nën menaxhim.

BE-ja i ka hy në hak Kosovës, e nëse dëshiron kthimin e besimit të popullit të Kosovës ndaj tyre, duhet t’i liberalizoj vizat! 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme