Deputetja e LDK-së kritikon Qeverinë: Jemi vendi i vetëm në Evropë që s’kemi kontratë për vaksina

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 11:55 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja nga LDK-ja Valentina Bunjaku programin e qeverisë e ka quajtur program dëshirash, raporton Ekonomia Online.

Bunjaku i ka përmendur Qeverisë edhe shuarjen e AKP-së e që tha se është e vështirë për investimet për shkak të pandemisë.

Mirëpo kritikat e saj ka vazhduar edhe sa i përket menaxhimit të pandemisë.

“Është program fondesh dhe dëshirash, përmendet themelimi i Fondit Sovran, pra nuk është zgjidhje sepse të krijosh fonde është lehtë, por duhet të krijohen në përputhshmëri me buxhetin e Kosovës”.

“Asgjë nuk është e sigurt në këto investime për shkak të gjendjen pandemike. Ne jemi vendi i vetëm në Evropë që s’kemi kontrata për vaksina. Në trajtimin e pacientëve pas Covid keni thënë se do të bëni trajtimin e shëndetit mendor, por asgjë nuk shpjegoni se sa do të jetë kostoja financiare”.

Të ngjashme