Deputetja e LDK-së: Kurti i ka mashtruar qytetarët kur thoshte se kushërinjtë janë për dasma

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 10:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar partinë në pushtet për nepotizëm. Ajo ka thënë se kryeministri Kurti i ka mashtruar qytetarët, i cili deklaronte se “kushërinjtë janë për dasma”, raporton Ekonomia Online.

Ajo e ka denoncuar skandalin e punësimeve në KEK dhe ka thënë se kjo tregon se konkursi I hapur në fushatë ka qenë i përgatitur për të iu shërbyer aktivistëve dhe familjarëve të LVV-së.

“Jam këtu të ju them që LVV ju ka mashtruarës, secilin veprim që e ka kritikuan në çdo veprim në 15 vjet. KEK më 15 nëntor më fushatë lokale kishte hap konkurs, ne në atë kohë e kritikuam LVV”, ka thënë Bajrami.

Deputetja Bajrami u shpreh se pas publikimit të skandalit të punësimeve nga mediat, partia në pushtet po I linçon mediat.

“Po të mos ishin mediat ndoshta nuk do të ishte marrë vesh kurrë. Po i linçoni mediat që e kanë denoncuar rastin Nga të dhënat që janë paraqitur në media, shihet që qytetarët nuk janë punësuar pse kanë qenë qytetar ë të Obiliqit por pse kanë qenë militant të LVV-së dhe familjarë të anëtarëve të komisionit vlerësues të KEK-ut”, u shpreh deputetja Bajrami.

Në seancën plenare, deputetja e LDK-së, tha se të punësuarit e fundit në KEK nuk u punësuan pse janë nga Obiliqi por qe janë militantët e familjarët e VV-së.

“Na kujtohët një video e kryeministrit Albin Kurti që thoshte se “kushërinjtë janë për dasma” ku dëgjohet një qytetar duke thënë “të lumtë goja”, dhe ata i kanë besuar verbërisht por Lëvizja Vetëvendosje i ka mashtruar. LDK dje ka dorëzuar kallëzim penal dhe shpresojmë se organet do të veprojnë dhe në fund konkursi të kthehet në pikën zero”, tha Bajrami.

“Skandali që ka ndodh nuk mund të mbulohet. Mos të harrojmë se militantët e VV-së janë pjesë e institucioneve tash e 20 vite. Nga të dhënat qe janë paraqitur na mediat shihet se qytetarët më së shumti janë të punësuar janë nga Obiliqi. Por ata nuk janë punësuar pse janë nga Obiliqi por qe janë militantët e familjarët e VV-së”, tha ajo.

Të ngjashme