Deputetja e LDK-së: Kurti i shkeli të gjitha parimet me të cilat erdhi në pushtet

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për darkën me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mbrëmë në Berlin.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi e ka quajtur Kurtin mashtrues, duke thënë se kryeministri i ka shkelur të gjitha parimet me të cilat ka ardhur në pushtet.

“Kurti i shkeli të gjitha parimet me të cilat erdhi në pushtet. Shijoi darkën me Vuçiqin, në një tavolinë të përbashkët”.

“Nuk e di ku mund ta ketë gjetur motivin për të buzëqeshur përballë udhëheqësit të shtetit gjenocidal, që mohon edhe masakrat në Kosovë?!”, ka shkruar ajo.

“Kryeministër mashtrues!”, përfundon postimi i deputetes së Lidhjes Demokratike.

Të ngjashme