Deputetja e LDK-së: Ne do dalim me ofertën tonë

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 07:28 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se e mirëpresin njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, ku u vendos për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Tutje Bunjaku-Rexhepi shprehet optimiste, ndërsa thotë se LDK nuk do dalë keq në zgjedhjet e ardhshme.

”Me numra nuk mund të flas, sepse qytetarët janë ata që vendosin për numra. Por ne dalim me ofertën tonë”.

”Është jokorrekte me mendu cila parti del ma mirë ose më keq, sepse qytetarët janë ata që vendosin”.

A po e përfundon LDK-ja një mandat në gjysmë me një qeveri jolegjitime?

”Nuk pajtohem. Nuk është vetëm qeveria e LDK-së, po e mbaron mandatin në gjysmë”.

”Sepse shumë qeveri  pas pavarësisë e kanë ndalur mandatin në gjysmë, dhe asnjë mandate nuk ka shkuar deri në fund. Ne çdo vendim të Gjykatës dhe Institucioneve tona i respektojmë si vendime demokratike”, tha ajo në Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme