Deputetja e LDK-së: Qeveria po i injoron kërkesat e opozitës, s’po merret me shqetësimet e qytetarëve

Prishtinë | 27 Sht 2022 | 08:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Rrezarta Krasniqi në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se edhe vetë kryeministri ka paralajmëruar se na pret një dimër i vështirë.

Madje ajo tha se në komisione dhe seanca po mundohen të ngrisin shqetësimet e qytetarëve, por që nuk po merren seriozisht nga Qeveria.

Sipas saj, Qeveria nuk po merre as me shqetësimet e qytetarëve e as me grevën disa javore.

“Edhe vetë kryeministri ka thënë se do të jetë një dimër i vështirë për arsye se kemi rritje të inflacionit. Prej vitit 1999 nuk ka pasur reduktime siç ka pasur në muajin gusht. Po Qeveria deri tash nuk ka marrë ndonjë hap që tregon se si do ta presim dimrin”.

“Ai në çdo seancë paralajmëron se do të ketë krizë. Ne po mundohemi ndërmjet seancave mes komisioneve e konferencave t’i ngrisim shqetësimet e popullit. Mirëpo Qeveria ka vendosur që mos të merret me opozitën dhe as popullin. Tash nuk po merret as me grevën”.

Me këtë krizë që po ballafaqohet vendi, ajo tha se mund të ketë edhe zgjedhje nacionale, raporton EO.

“Tërë këto kriza ndoshta mund të ketë edhe zgjedhje nacionale. Mirëpo ne nuk jemi duke punuar për të rrëzuar Qeverinë mirëpo Qeveria duhet të punojë për atë përqindje sa ka marrë. Deri më tash nuk kemi parë që ka bërë ndonjë punë të mirë prej se ka marrë udhëheqjen e Qeverisë”.

Sa i përket dialogut, Krasniqi theksoi se nuk ka transparencë madje thotë se nuk ka pasur as debat lidhur me këtë çështje.

“Ne po shohim që nuk ka aspak transparencë. Në Kuvend ende nuk ka pasur asnjë debat lidhur me këtë çështje sepse kryeministri gjithmonë gjen arsye të mos vije për raportim. Nuk ka as transparencë lidhur me dialogun”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme