Deputetja e LDK-së “shpalos” komunikimin e qytetarit me Qeverinë pas 2 mijë infektimeve

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Mbi 2 mijë raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë. Ndonëse në situatë të vështirë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, po i hyn fushatës zgjedhore për kryetar të Prishtinës. Vendimin e tij po e kundërshtojnë njohës të shëndetësisë e deputetë të opozitës.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përmes një statusi në profilin e saj ka shpërfaqur se prioritet i Qeverisë tani është kandidimi i Arben Vitisë për të parin e Prishtinës.

“Qytetari: Cilat janë masat? Qeveria: Ministri i Shëndetësisë tani është edhe kandidat për kryetar të Prishtinës”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Kosova ka regjistruar 2 mijë e 210 raste të reja të infektuara me COVID-19 vetëm në 24 orët e fundit. Derisa, numri i rasteve të reja të infektuara me këtë virus ka qenë i lartë edhe ditëve të kaluara.

Të ngjashme