Deputetja e LDK-së shpreson në liberalizim të vizave: Jemi populli më proevropian

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 13:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka thënë se Kosova ka kohë që i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, duke shtuar se kosovarët janë populli më evropian, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Krasniqi ka thënë se shpreson që Komisioni Evropian ta fusë në rend dite këtë çështje dhe të shkojë drejtë liberalizimit të vizave.

“Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat për liberalizim të vizave këtë e ka thënë edhe komisioni evropian. Ne e pamë se ende nuk jemi në agjendën e këtij takimi që po ndodh sot dhe nesër. Mirëpo shpresojmë se do të ketë diçka pozitive. Është thënë edhe nga komisioni evropian që Kosova i ka përmbushur gjitha kushtet për liberalizim. Jemi populli më proevropian që nuk e kemi lëvizjen e lirë. Shpresojmë të hyjmë në rend dite”, ka thënë Krasniqi për EO.

Të ngjashme