Deputetja e LDK-së tregon pse nuk dëshiroi të iniciohej mocioni

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se pse nuk dëshori që të iniciohej mocioni në këtë kohë.

‘’Kam kërkuar që të ketë sqarime’’, shpjegon ajo.

‘’Nuk është se isha kundër mocionit, por doja sqarime si dhe nuk doja të bëhej kjo në këtë kohë pandemie. Unë mendoj se fajtor është Kurti për situatën e krijuar. Është sulmuar LDK’ja jo Veliu. Por kërkova që për hir të situatës kam t’i jepet edhe një mundësi qeverisë.’’

‘’Mendoj që Kurtit duhet t’i lihet edhe një mundësi në këtë kohë dhe ti lihet Kurtit mundësia që të përmirësojë gabimin. Në LDK lejohet mendimi ndryshe. Kam kërkuar të ulemi dhe të kalojmë këtë situatë për hir të gjednjes në të cilën gjendemi’’ 

Të ngjashme