Deputetja e LDK-së: VV-ja po tenton t’i “rehatojë” militantët e vet në KOSTT

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 12:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka reaguar ashpër pas përjashtimit të mediave në raportimin e KOSTT, duke thënë se Vetëvendosja ka për qëllim dëmtimin e kësaj kompanie dhe punësimin e militantëve të vet, raporton Ekonomia Online.

“Unë si përfaqësuese e LDK-së normalisht që e kam kundërshtuar një gjë të tillë sepse ne në materiale nuk kam parë diçka konfidenciale që është dashur të fshihet nga mediat, dhe janë po këta në pushtet që kanë kundërshtuar përjashtimin e mediave dhe kanë pasur raporte të mira sa kanë qenë në opozitë. KOSTT është një ndërmarrje e suksesshme dhe qëllimi i tyre është me dëmtua këtë kompani, dhe të rehatojnë militantet e tyre”, tha Bunjaku-Rexhepi.

Tutje ajo theksoi se brenda komisionit dhe raportimit të KOSTT po diskutohet për çështjet e brendshme organizative, por që sipas saj po shantazhohen bordet dhe kompanitë nga pozita.

“Po diskutojnë çështjet e brendshme organizative, kështu që jam e pajtimit për riorganizim, dhe mendoj që të gjitha diskutimet duhet të jenë të hapura sepse nuk jemi gjyqtarë në rast që ka ndonjë shkelje, dhe jo të shantazhojnë bordet sepse nuk jemi në komunizëm”, theksoi tutje ajo.

Të ngjashme