Deputetja e LVV-së arsyeton punësimin e vajzës së zëvendëskryeministres në RTK

Prishtinë | 24 Tet 2022 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Vetëvendosjes, Mirlinda Sadiku ka arsyetuar punësimin e vajzës së zëvendëskryeministres në Qeverisë Emilia Rexhepi në Radio Televizionin e Kosovës.

Pas akuzave të deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa për punësimet partiake nga Bordi aktual i RTK-së, deputetja Sadiku ka përmendur edhe punësimet e mëhershme të familjarëve të personaliteteve të PDK-së në transmetuesin publik.

“Sa i përket konkursit publik që u përmend vajza e zëvendëskryeministres. Ajo ka marrë atë pozicion në bazë të një konkursi publik si gazetare për komunitetin boshnjak. Nëse i referohemi punësimeve partiake, duhet të shikojmë se edhe më herët çfarë ka ndodhur. E keni vajzën e Xhevahire Izmakut që është punësuar”.

“Blerta Deliu e ka punësuar vëllain zyrtar të lartë të prokurimit. Po ashtu, Xhavit Haliti djalin e axhës. Ndërsa, motra e Memli Krasniqit, merr tender në vlerë 216 mijë euro, si dhe Vlora Çitaku e ka të punësuar të afërmen Jeta Çitaku”, tha ajo në seancën e sotme plenare.

Të ngjashme