Deputetja e Nismës e quan sorrë Fitore Pacollin

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e ka quajtur kryehajn Fatmir Limajn, liderin e Nismës Socialdemokrate.

“Paramendoni ku përfundojmë kur kryehajni social demokrat flet për respektim të ligjit e kushtetutës”…, ka shkruar ajo në Facebook, pas fjalimit të Limajt në Kuvend.

Por, ndaj kësaj deklarate të saj, ka reaguar deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj- Halimaj.

Ajo ka thënë se një sorrë si Fitore Pacolli në mungesë të guximit të përballjes me argumente shpif pa fakte.

Deputetja, Balaj-Halimaj, ka thënë se për këtë shpifje Pacolli do të përgjigjet para drejtësisë.

Postimi i saj i plotë:

Zonja Pacolli, a na tregoni kush është ky “kryhajn”, thuaja emrin dhe faktet pastaj vazhdojmë në gjykatë.

U bëre ti të flasësh për dikë, fytyrë Albine…

Një sorrë si Fitore Pacolli në mungesë të guximit të përballjes më argumente shpif pa fakte.

Këta që nuk e njohin shtetin dhe Kushtetutën vazhdojnë të shpifin për ata që kanë dhënë për këtë vend.

Dhunone Kushtetutën edhe ndonjë ditë, por shpejt do të përgjigjeni para ligjit.

Për këtë shpifje ti do të përgjigjesh para drejtësisë.

Të ngjashme