Deputetja e Nismës kërkon një hetim të gjithmbarshëm për menaxhimin e Qendrës së karantinimit

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj- Halimaj ka kërkuar në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, që në funksion të transparencës së plotë për mënyrën e menaxhimit të Qendrës për Karantinim të personave që janë kthyer nga jashtë në Kosovë pas mbylljes së kufinjëve, Komisioni të fillojë një hetim të gjithmbarshëm mbi raportimet e medieve të ndryshme për trajtim jo të barabartë të personave që janë vendosur në Qendrën e Karantinimit.

Sipas saj, sapo komisionit t’i ofrohen të gjitha dhënat e domosdoshme, do të hidhet dritë mbi të vërtetën e plotë lidhur me raportimet e medieve për trajtim jo të barabartë dhe jo drejtë të personave të kthyer në Kosovë pas mbylljes së kufijve.

Postimi i plotë i deputetes:

Sot, në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, kërkova që në funksion të transparencës së plotë për mënyrën e menaxhimit të Qendrës për Karantinim të personave që janë kthyer nga jashtë në Kosovë pas mbylljes së kufinjëve, Komisioni të fillojë një hetim të gjthëmbarshëm mbi raportimet e medieve të ndryshme për trajtim jo të barabartë të personave që janë vendosur në Qendrën e Karantinimit!

Në mënyrë që Komisioni të mund të kryej detyrën e tij me sukses qeveria duhet t’i vë në dispozicion të komisionit informatat e nevojshme si në vijim:

1. Sa persona janë kthyer në Kosovë përmes rrugëve tokësore dhe sa përmes aeroportit Adem Jashari në Prishtinë që nga momenti i mbylljes së kufinjëve pas shpalljes së pamdemisë?

2. Sa nga ata që janë kthyer në Kosovë gjatë kësaj periudhe janë vendosur në Qendrën e Studentëve nga momenti kur ajo është shndërruar në qendër të Karantinimit për personat e kthyer?

3. Sa persona janë vendosur dhe sa prej tyre nuk janë vendosur në katantinë por janë lejuar të shkojnë në shtëpitë e tyre!

4. Mbi bazë të cilave kritere është vendosur se kush është i detyruar të qëndrojë në karantinë dhe kush nuk është i deryruar, si dhe sa jane zbatuar këto rekomandime!

Të ngjashme