Deputetja e PDK-Kurtit: A ka pasur leje investimi i Serbisë në Universitetin e Mitrovicës së veriut?

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 11:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi ka kërkuar të dijë nëse kryeministri, Albin Kurti është në dijeni që në pjesën veriore ka filluar ndërtimi i një Universiteti me financim të Qeverisë së Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Kurse Kurti, vetëm ka mohuar se ai Universitet nuk do të financohet nga Qeveria e Kosovës deri të funksionoj me ligje të Kosovës.

“Ligji për arsimin parasheh status të veçantë për universitet në komunën e Mitrovicës. Ju rikujtoj që projektligji për arsim është miratuar në Qeveri më 11 maj 2008, me shpejtësi nga koalicioni PDK e LDK”.

“Ky universitet nuk financohet nga Qeveria e Kosovës dhe nuk do të financohet deri të funksionoj me ligjin e Kosovës”, është përgjigjur ai.

Ajo ka pyetur edhe për shkarkimet e ambasadorëve dhe ka kërkuar të di deri kur ka shkuar ky proces, por që për këtë pyetje nuk ka marr përgjigje nga Kurti, ngase sipas Konjufëc është dashur të lajmërohet më herët.

Deputeti Enver Dugolli ka pasur një pyetje për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci se pse është mbyllur drejtimi i Infermierisë në shkollën e mesme “Fehmi Lladrovci” në Drenas pa dhënien e ndonjë zgjidhje të nxënësve që tashmë kanë aplikuar në këto drejtime, raporton EO.

Kurse monistja Nagavci ka thënë se ka akoma hapësirë që Drejtoria e Arsimit në Komunën e Drenasit të dërgojë kërkese për kërkesat e profileve që kanë, dhe kështu nxënësit mund të aplikojnë për këto drejtime në afatin plotësues.

“Nuk është se është mbyllur drejtimi por nuk është aprovuar konkursi për profilin e shëndetësisë. Sepse nuk janë bazuar në kritere unike. Drejtoria e Arsimit në Drenas mund të na dërgoj kërkesë brenda afateve kohore për hapje të profileve të kërkuara. Do të mundësohet aplikimi i nxënësve në këto profile në afatin plotësues”, është shprehur ajo.

Të ngjashme