Deputetja e PDK-së e akuzon VV-në se e ka kapur Universitetin e Prishtinës

Prishtinë | 30 Qer 2022 | 10:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se tashmë Lëvizja Vetëvendosje nuk proteston më për problemet brenda Universitetit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, Këshilli drejtues i UP-së sot përbëhet nga anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kjo e ka kthyer prapë atë pak shprese se brenda atij universiteti mund të ketë vendimmarrje e autonomi. Ideja është që të rrisin ndikimin dhe t’ia ndalin frymën universitetit me gjatë. Kësaj qeverie as arsyetimet më nuk i bien tamam”, ka thënë ajo.

Sipas saj, me këtë skenar më se paku fajtor janë protagonistët që janë zgjedhur, por sipas saj, mënyra sesi VV-ja e ka bërë këtë skenar dëshmon shumë se për çfarë arsimi të lartë kanë folur e kanë protestuar ndër vite.

Të ngjashme