Deputetja e PDK-së e lëshon mbledhjen e Komisionit, Bislimi flet për dialogun e vizat

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 10:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Integrim Evropian, ku po raportonte zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, duke bërë që mbledhja të përfundojë në mungesë të kuorumit, raporton Ekonomia Online.

Krejt kjo pasi ajo ka thënë se po i cenohet fjala nga deputeti i VV-së, Driton Hyseni.

Deliu-Kodra ka kërkuar shpjegime nga zv.kryeministri që vjen nga radhët e Vetëvendosjes për Ligjin e Pagave e për punën e Gjykatës Kushtuese.

Por deputeti Hyseni ka thënë se këto nuk janë tema për të cilat është ftuar të raportojë Bislimi.

Duke i reaguar Hysenit, Deliu-Kodra tha ai nuk mund t’i tregojë se çka duhet të flasë e çka jo në Komision.

“Nuk mund ta quani këtë atribut, e adut të kësaj qeverie se paska ardhë në krye të Qeverisë Kurti ideja që ne do t’i depolitizojmë të gjitha institucionet e pavarura. Raporti flet për depolitizimin e institucioneve dhe si qeveria ka shkarkuar natyrisht edhe ka emëruar zyrtarët publikë. Prandaj unë po thirrem vetëm në këtë raport”.

“Të lutem, Driton unë jam deputete e zgjedhur dhe e kam të drejtën e fjalës. Nuk je ti këtu për të më treguar se a fokusohem, sepse është çështje e imja se çka unë dua të trajtoj këtu. Ti e kryen punën tendë dhe të lutem më lejo ta përfundoj fjalën time”.

“Zëvendëskryeministër unë këtë qasjen e juaj seriozisht nuk mund ta kuptoj”, tha Deliu-Kodra.

Duke e lëshuar mbledhjen, ajo ka vazhduar të argumentojë se Qeveria e drejtuar nga Vetëvendosje po e vazhdon politizimin.

“Gjithmonë qeveritë paraprake dhe asnjë argument për politizimin që jeni tu e vazhduar ju zotëri zëvendëskryeministër”.

Më herët deputeti i VV-së, Driton Hyseni, duke marrë rolin si të ishte kryesues i mbledhjes i ka kërkuar deputetes Deliu të fokusohet të raporti.

“Blerta të fokusohemi, te pjesa e raportit. Duhet të jemi të saktë në atë që themi sepse e kemi përgjegjësi publike. Të fokusohemi në raport sepse jemi mbledhur për raportin”.

Përderisa Bislimi fillimisht ka folur për takimin e radhës që do të mbahet në Bruksel javën e ardhshme.

“Presim në fillim të vitit të vijë në Kuvend, Ligji për Paga. Është synim i Qeverisë reforma zgjedhore të shtyhet përpara. Vetëvendosje  e ka mision që edhe diasporës t’ia lehtësoj votimin”.

“Nuk është bërë politizimi nga struktura jashtë institucioneve dhe është mirë që po ia jepni Qeverisë për t’i korrigjuar gabimet që janë bërë nga qeveritë paraprake. Aksioni ka të bëjë me luftimin e kontrabandës sepse është shumëfish më e madh enë veri dhe për implikimet që ka për integrim të kësaj pjese të Kosovës”.

Bislimi theksoi se vendet mosnjohëse skeptike janë dakord për vizat, raporton EO.

“Tash sa i përket liberalizimit të vizave është se të gjitha vendet mos njohëse janë dakorduar me liberalizmin si Greqia. Qëllim të njëjtë ka edhe Sllovakia. Fokusi ynë është tek vendet skeptike. Bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme është më i fuqishëm me Francën”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme