Deputetja e PDK-së-Kurtit: Diasporën t’i e sheh veç si votë dhe monedhë

Prishtinë | 26 Gus 2022 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se cka ka bërë për diasporën dhe sa ka vlerë diaspora për të.

Madje përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Kurti e sheh diasporën vetëm si votë dhe monedhë.

Postimi i plotë:

Kryeministër, a ke tregu sa ke bërë për diasporën e sa vlen diaspora për ty?

Diasporën t’i e sheh veç si votë dhe monedhë. Nga dita e parë e qeverisjes tënde deri më sot, nuk e ke sjell Ligjin për Diasporën, përveç që e ke prolonguar dhe trajtuar krejtësisht si të parendësishme. Diasporën tanë e ke shfrytëzuar për bartjen e shpenzimeve për vartësit e tu nga Ministria e Punëve të Jashtme për sorollatje të kota, duke mos i sjellë asnjë përfitim Kosovës.

Diasporën nuk mund ta joshësh me premtime të kota e oferta boshe! Krejt çfarë duan diaspora nga Ju e nga ne si klasë politike është të punojmë me nder, mençuri e dinjitet për vendlindjen e tyre!

Të ngjashme