Deputetja e PDK-së: Me i thanë jo Dua Lipës, i ke thanë jo promovimit të Kosovës

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas anulimit të Sunny Hill dhe mbajtjes së festivalit në Tiranë. Ajo ka thënë se me i thënë jo Dua Lipës është sikur t’i thuash jo promovimit të Kosovës.

“Andaj, Dukagjin Lipa, me vjen keq që gëzimi i madh për ndryshim është shnëdrruar në zhgënjim!”, shkruan ajo ndër të tjera.

Reagimi i saj i plotë:

Më shumë e ka përfaqësu  Dua se Vjosa, Albini e Donika bashkë!

Dua Lipa nuk ka nevojë për prezantim e as promovim,  pra e zgjodhi Kosovën për Kosovën jo për veti. Shumë të rinj e të reja në botë e dijn ku është Kosova në hartë falë Duas.

Pra, me i thanë JO, Dua Lipës, i ke thanë Jo promovimit të Kosovës e në veçanti ke penguar zhvillimin e diplomacisë kulturore për të cilën, sot, ka shumë nevojë!

Andaj,Dukagjin Lipa , me vjen keq që gëzimi i madh për ndryshim është shnëdrruar në zhgënjim!

Të ngjashme