Deputetja e PDK-së reagon për tollovinë te 1 Tetori: Kështu organizohej vaksinimi në Shqipëri

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Që nga mëngjesi para sallës “1 Tetori” në Prishtinë është krijuar tollovi e madhe nga personat që po prisnin për të marrë vaksinën AntiCOVID, raporton Gazeta Express.

Për situatën e krijuar atje ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ajo ka kritikuar mënyrën e organizimit të procesit së vaksinimit në Kosovë dhe Shqipëri.

Po ashtu, Deliu-Kodra ka theksuar se kjo Qeveri nuk ka ndjeshmëri njerëzore ndaj qytetarëve dhe dështimi për të menaxhuar me vaksinat e pranuara donacion nga COVAX dhe BE, tregon hapur për trajtimin që kjo Qeveri ka ndaj qytetarëve të saj.

Postimi i plotë:

“Pamjet e turmave të të moshuarve në pritje deri në dy ore për të marrë vaksinën, me zero distancë, tollovitë e shkaktuara nga mungesa e organizimit deri në ndërhyrje të policisë shpërfaqin paaftësinë totale të kësaj Qeverie jo vetëm për të siguruar vaksinën por edhe për të organizuar procesin e vaksinimit.

Kjo Qeveri nuk e ka as më të voglën ndjeshmëri njerëzore ndaj qytetarëve dhe dështimi për të menaxhuar me vaksinat e pranura donacioni nga Covax dhe BE flet hapur për trajtimin që kjo qeveri ka ndaj qytetarëve të saj

Fotot në vazhdim shpërfaqin menaxhimin e procesit të vaksinimit në Kosove dhe Shqipëri”

Të ngjashme