Deputetja e PDK-së thotë se është kërcënuar nga anëtari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se ka pranuar kërcënim nga njëri prej anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, raporton Ekonomia Online.

Deputetja Hoxha në seancën e Kuvendit tha se dëshiron ta njoftojë edhe ministren e Arsimit për kërcënimin pa e specifikuar se kush nga anëtarët e ka kërcënuar.

“Kam një sqarim dhe një shqetësim,  derisa po flisnim për KSHC-në (Këshillin Shtetëror të Cilësisë)  unë mar kërcënime nga anëtarët e porsazgjedhur, vetëm deshta që Ministrja e Arsimit ta dijë këtë gjë”, tha deputetja e PDK-së.

Të ngjashme