Deputetja e Vetëvendosjes i fyen homoseksualët, i quan të shthurur, të degjeneruar që sjellin sëmundje

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Vetëvendosjes, Labinotë Demi-Murtezi, është deklaruar kundër miratimit të kodit të ri civil, për shkak të dispozitës që lejon regjistrimin e martesës mes personave të gjinisë së njëjtë.

Ajo ka përdorur fjalë të rënda ndaj homoseksualëve, për çka i ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Çdo lidhje jashtë këtij kombinimi konsiderohet shthurje dhe degjenerim moral. Deklaroj votën time kundër në formën se si ka ardhur ky kod civil, prandaj i them po martesës tradicionale, mbrojtës së moralit publik, mbrojtjes së shëndetit publik dhe mbi të gjitha mbrojtjes së interesit më të mirë të fëmijëve”, tha deputetja.

“Arsyeja e dytë, pse është më mirë të mos parashihet në kod martesa apo bashkësia e regjistruar mes personave të gjinisë së njëjtë është mbrojtja e shëndetit publik, kjo për shkak të të dhënave të pakontestueshme shkencore se martesat mes gjinive të njëjta janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Plotësimi i nevojave seksuale në forma të shthurura në kundërshtim me natyrshmërinë e njeriut përbën veprim që dëmton rëndë shëndetin publik, duke u bërë shkak i sëmundjeve të rënda dhe të pashërueshme siç është HIV/AIDS”, shtoi ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme