Deputetja e vetme e LDK-së që s’e votoi Konjufcën: Aq ka meritu

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

E vetmja nga Lidhja Demokratike të Kosovës që nuk i dha votën Glauk Konjufcës për kryetar të Parlamentit ishte deputetja, Lirije Kajtazi.

Ajo ka treguar arsyen se pse nuk ishte pro propozimit të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Sipas saj, Konjufca mori mjaftueshme vota nga deputetët e Parlamentit. “Jo, s’e kam votuar. Qaq ka meritu, qaq ka marrë. LDK ka votuar, kam konsideruar se qaq ka mjaftuar”, është shprehur ajo.

Më tej, Kajtazi foli edhe për mundësinë që të arrihet koalicioni qeverisë ndërmjet dy partive. “Ne e kemi menduar mirë, kemi bashkëpunuar si opozitë, e kemi menduar se mundemi… Nëse na konsiderojnë si partner jemi të gatshëm derisa ata janë serioz. E dini qëndrimin e LDK-së”, është shprehur ajo.

Ndryshe, Glauk Konjufca në seancën e sotme mori 75 vota nga deputetët e VV-së, LDK-së dhe minoriteteve. Ndërsa, PDK, AAK, Nisma dhe Srpska votuan kundër dhe apstenuan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme