Deputetja e VV-së e quan tradhti pjesëmarrjen e PSD-së në dialog

Prishtinë | 15 Dhj 2018 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci po thotë se seanca e sotme për votimin e rezolutës së PSD-së për dialogun është ftuar tinëzisht.
Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se kjo seancë është thirrur për legjitimimin e tradhtisë së pozitës dhe PSD-së.

Sipas saj, nëse partia e Shpend Ahmetit i bashkohet dialogut, kjo do të ishte tradhti e rradhës.

Ky është postimi i plotë i saj:

As 24 orë nuk pritën nga votimi i ligjeve për transformimin e FSK- së. Me nxitim, tinëzisht, natën e ftuan seancën e jashtëzakonshme për të legjitimuar tradhëtinë e tyre.

Qeverisë së pakicës i është bashkangjitur edhe pakica e opozitës, e dialogu nuk mund të zhvillohet nga ata që nuk kanë legjitimitet, andaj nuk duhet të vazhdojë para zgjedhjeve të reja dhe pa marrë mbështetjen e qytetarëve.

Cila është ngutia për të vazhduar dialogun me Serbinë? Cila është arsyeja që Shpendi të jetë në një ekip me Bexhet Pacollin, Dardan Gashin, Enver Hoxhajn e të tjerêt, të gjithë bashkë pas Thaçit e për të?

Në fakt tradhtia duket e vështirë e e pamundur herën e parë, pastaj s’është më as problem e as befasi. Kur tradhtuan idealin, programin, besimin e qytetarëve, asgjë më s’është e papritur.

Ne nuk do të marrim pjesë në këtë seancë, e as në këto pazare në dëm të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme