Deputetja e VV-së: Të drejtat nuk duhet vetëm të kërkohen por të fitohen e të mbrohen

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 15:22 | Nga Lindita Berisha

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Shqipe Mehmeti-Selimi, tha se sot është 7 Marsi – Dita e Mësuesit ku në këto ditë historike kujtohet roli i grave dhe vajzave çlirimtare që luftuan dhe ranë heroikisht.

Në debatin parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri, ajo tha se shembulli i tyre është se të drejtat nuk duhet vetëm të kërkohen por të fitohen dhe të mbrohen.

“Roli i gruas duhet të ketë hapësirën e nevojshme në institucione si në siguri ushtri e te tjera. E rëndësishme mbetet përfshirja e grave në sektorin e sigurisë në Kosovë. Përkundër sfidave të mëdha ato ndihmuan në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët. Ka shume arsye të cilat ndikojnë në uljen e interesit të punës së grave në sektorin e sigurisë. Kjo pasi që puna në sektorin e sigurisë është parë si punë për burra. Gratë kërkojnë thjeshtë mbështetje kuroajo dhe motivim”, tha ajo.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Florentë Zejnullahu, tha se institucionet e Kosovës janë bashkë përgjegjëse për dhunën për shkak të mos reagimit me kohë.

“Pse sot e kësaj dite po shënohen vetëm numrat e grave të abuzuara e jo të abuzueseve. Pabarazitë duhet të adresohen me të gjitha mjetet”, tha ajo.

Të ngjashme