Deputetja Emilija Rexhepi i bashkohet AAK-së

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 12:08 | Nga

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi nga sot është pjesë e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj i cili anëtarësimin e saj në këtë subjekt partiak po e konsideron një mundësi dhe mbështetje të madhe për Qeverinë Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

”Emilija Rexhepi i bashkohet GP të AAK

Emilija Rexhepi, njëra prej deputeteve më të përgjegjshme të Kuvendit të Kosovës, prej sot i është bashkuar Grupit Parlamentar të AAK-së!
E vlerësojmë si shenjë të rritës sonë parlamentare dhe një mundësi më shumë që zëri ynë të jetë edhe më fortë në Kuvend. Njëkohësisht edhe mbështetje më e madhe për Qeverinë Haradinaj!
Mirë se erdhe Emilija Rexhpi!”

Emilja Rexhepi ishte pjesë e Partisë së Re Demokratike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme