Deputetja Krasniqi: Shqetësuese mos përmendja e Veriut në planprogramin e Qeverisë

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, në seancën e sotme parlamentare ka kritikuar planprogramin e Qeverisë Kurti.

Krasniqi, e ka cilësuar të mangët atë çfarë ka paraparë Qeveria Kurti në planprogramin 60-faqësh.

“Dua t’ia filloj që nga prioriteti i parë që është vendosur në këtë planprogram, ai i menaxhimit të pandemisë dhe vaksinimin e 60% të popullsisë deri në fund të këtij viti. Që në fillim të programit ne shohim mangësi për procesin e vaksinimit, mungojnë informacione se si do të arrijnë t’i vaksinojnë 60% të popullsisë, derisa ne kemi një trend shumë të ulët në krahasim me vendet e rajonit të vaksinimit të popullsisë. Për me keq, Qeveria Kurti ende nuk ka arritur të blejë asnjë vaksinë kundër virusit, këto vaksina që janë sjellur deri më tani janë një lloj donacioni apo mbështetje për Kosovën. Përveç që qëndrojmë keq me trendin e vaksinimit të popullsisë ne pra ende nuk e kemi asnjë vaksninë të blerë nga qeveria. E qysh mundet me u vaksinu 60% e popullsisë deri në fund të këtij viti kur ende mungojnë vaksinat? Pastaj është elementi kohë, vaksinimi i 60% e popullsisë që nëse e përkthejmë në numër i bie mbi 900 mijë qytetarë, është vështirë të arrihet brenda 6 muajve edhe po të jenë të siguruara vaksinat nga sot, e që për fatin e keq nuk janë. Pastaj procesi i vaksinimit ëshë i ndarë në dy faza, në planprogram mungojnë informacione së a është menduar në këtë 60% të popullsisë edhe vaksinimi me dozën e dytë?

Kështu pra që në fillim të planprogramit ne shohim tendeca të manipulimit të qytetarëve me një nga çështjet me të ndijshme, atë të menaxhimit të pandemisë që çdo ditë e më shumë po dështojnë t’iu ofrojnë siguri në shëndet qytetarëve. I tillë ishte edhe rasti i datës 14 maj, kur prindërit dhe gjyshërit tanë prisnin në radhë të gjata dhe pa distancë nga njëri-tjetri për t’u vaksinuar, që ishte një potencal i madh i përhapjes së virusit Covid-19”, ka thënë ajo.

Deputetja Krasniqi është shprehur e shqetësuar me mos futjen e Veriut të Mitrovicës në kuadër të planprogramit Qeverisës, që sipas saj ndikon negativisht tek shqiptarët e asaj pjese.

“Një fakt shqetësues për mua si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës e parasegjithash qytetare e këtij vendi për të cilën u sakrifikuan shumë për çlirim dhe pavarësim, është që kjo qeveri nuk mendon për të gjithë qytetarët, pra nuk përmendet askund Veriu i Kosovës, që sa për dijenin tuaj përben afërsisht 17% e territorit të Republikës së Kosovës. Në asnjë rresht të vetëm nuk përmendet zhvillim ekonomik për atë pjesë, në mënyrë që të bëhet integrimi i veriut dhe i qytetarëve që jetojnë në Veri. Qeveria Kurti dhe njerëzit e tij duhet të mendojnë edhe për atë pjesë sepse është pjesë e territorit të Repbulikës së Kosovës, jo e një shteti tjetër që ne shohim raportime në media se vazhdimisht sjell investime për të shtuar praninë etnike të popullit serbë. Madje janë po të njëjtit njerëz që për 10 vite me radhë kanë kritikuar qeveritë e kaluara dhe kanë bërë thirrje për angazhim me të madh për Veriun, ndërsa tani e kanë lenë krejt pas dore.

Unë konsideroj se Qeveria duhet të këtë në planprogram me theks të veçantë zhvillimin ekonomik në Veri të Mitrovicës, në mënyrë që të stimulojë edhe qytetarët shqiptar që jetojnë në atë pjesë, për të vazhduar aktivitetet e tyra jetësore në pronat që i kanë”, tha ajo tutje në fjalimin e saj para deputetëve.

Më poshtë e gjeni fjalimin e plotë të saj:

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Të nderuar kolegë deputetë,

Të dashur qytetarë,

Qeverisë Kurti i është dashur afërsisht 3 muaj nga koha kur ka marrë drejtimin e qeverisë për ta përgaditur planprogramin qeverisës, të cilin po e debatojmë sot. Pra, ne po flasim për një qeveri që e ka nisur punën pa planprogram, thënë me troç pa e ditur se çka duhet të bëjë.

Pasi kaluan më tepër së 2 muaj në Qeveri, që fatkeqësisht nuk morën asnjë vendim pozitiv për qytetarët, arritën ta sjellin një planprogram prej 60 faqesh, e që vlerësoj se është shumë i mangët e vështirë i realizueshëm.

Dua t’ia filloj që nga prioriteti i parë që është vendosur në këtë planprogram, ai i menaxhimit të pandemisë dhe vaksinimin e 60% të popullsisë deri në fund të këtij viti. Që në fillim të programit ne shohim mangësi për procesin e vaksinimit, mungojnë informacione se si do të arrijnë t’i vaksinojnë 60% të popullsisë, derisa ne kemi një trend shumë të ulët në krahasim me vendet e rajonit të vaksinimit të popullsisë. Për me keq, Qeveria Kurti ende nuk ka arritur të blejë asnjë vaksinë kundër virusit, këto vaksina që janë sjellur deri më tani janë një lloj donacioni apo mbështetje për Kosovën. Përveç që qëndrojmë keq me trendin e vaksinimit të popullsisë ne pra ende nuk e kemi asnjë vaksninë të blerë nga qeveria. E qysh mundet me u vaksinu 60% e popullsisë deri në fund të këtij viti kur ende mungojnë vaksinat? Pastaj është elementi kohë, vaksinimi i 60% e popullsisë që nëse e përkthejmë në numër i bie mbi 900 mijë qytetarë, është vështirë të arrihet brenda 6 muajve edhe po të jenë të siguruara vaksinat nga sot, e që për fatin e keq nuk janë. Pastaj procesi i vaksinimit ëshë i ndarë në dy faza, në planprogram mungojnë informacione së a është menduar në këtë 60% të popullsisë edhe vaksinimi me dozën e dytë?

Kështu pra që në fillim të planprogramit ne shohim tendeca të manipulimit të qytetarëve me një nga çështjet me të ndijshme, atë të menaxhimit të pandemisë që çdo ditë e më shumë po dështojnë t’iu ofrojnë siguri në shëndet qytetarëve. I tillë ishte edhe rasti i datës 14 maj, kur prindërit dhe gjyshërit tanë prisnin në radhë të gjata dhe pa distancë nga njëri-tjetri për t’u vaksinuar, që ishte një potencal i madh i përhapjes së virusit Covid-19.

Arsyeja pse në fillim e përmenda se ky planprogram është i mangët, është për faktin se ka shumë paqartësi dhe mungesë të informacioneve të nevojshme. Përveç kësaj aty mungojnë edhe disa nga premtimet tuaja elektorale, përmes të cilave i keni joshur qytetarët, për të mos thënë mashtruar, sepse qytetarët janë të vetëdijshëm për angazhimin tuaj, është fjala për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Cka ndodhi me këtë çështje që e harruat dhe nuk e keni futur në kuadër të detyrave tuaja, sepse tash jeni për të vepruar, jo për të shprehur dëshira. Për këtë duhet të jepni sqarime para qytetarëve.

Një fakt shqetësues për mua si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës e parasegjithash qytetare e këtij vendi për të cilën u sakrifikuan shumë për çlirim dhe pavarësim, është që kjo qeveri nuk mendon për të gjithë qytetarët, pra nuk përmendet askund Veriu i Kosovës, që sa për dijenin tuaj përben afërsisht 17% e territorit të Republikës së Kosovës. Në asnjë rresht të vetëm nuk përmendet zhvillim ekonomik për atë pjesë, në mënyrë që të bëhet integrimi i veriut dhe i qytetarëve që jetojnë në Veri. Qeveria Kurti dhe njerëzit e tij duhet të mendojnë edhe për atë pjesë sepse është pjesë e territorit të Repbulikës së Kosovës, jo e një shteti tjetër që ne shohim raportime në media se vazhdimisht sjell investime për të shtuar praninë etnike të popullit serbë. Madje janë po të njëjtit njerëz që për 10 vite me radhë kanë kritikuar qeveritë e kaluara dhe kanë bërë thirrje për angazhim me të madh për Veriun, ndërsa tani e kanë lenë krejt pas dore.

Unë konsideroj se Qeveria duhet të këtë në planprogram me theks të veçantë zhvillimin ekonomik në Veri të Mitrovicës, në mënyrë që të stimulojë edhe qytetarët shqiptar që jetojnë në atë pjesë, për të vazhduar aktivitetet e tyra jetësore në pronat që i kanë.

Një tjetër element që kam vërejtur në planprogram qeverisës janë edhe skemat social, për të cilat ka shumë paqartësi se si do të bëhet përmbushja apo realizimi i tyre, nisur që nga sigurimi i mjeteve të nevojshme. Në kuadër të punëve të parapara është dashur të tregohet edhe mënyra se si do të sigurohen mjetet financiare, për të cilat unë kam bindje se janë vështirë të realizueshme në aspektin praktik. Pra, kam vërejtje edhe tek kjo pjesë për të cilën është dashur qeveria të jap më shumë detaje rreth financimit.

Një tjetër veçori është edhe fuqizimi i infrastrukturës dhe konrizës ligjore të Policisë së Kosovës, i cili ishte përmendur si prioritet i kësaj qeverie edhe në ekspozenë e Kryeministrit Kurti, si dhe miratimi i projektligjit për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve policor dhe atyre të inspektoratit policor, që nuk përmendet askund në programin qeverisës për vitin 2021 – 2025 e as në programin Legjislativ për vitin 2021. Kryeministri Kurti është mirë të jap sqarime se cfarë ka ndodhur me këto cështje që dikur i rendiste si prioritete të qeverisë së tij.

Për të përmbledhur me pak fjalë përmbajtjen e këtij planprogrami, me lehtësi mund të konstatoj se është i mangët e në disa raste na del të jetë edhe program dëshirash, sepse fare pak ka gjera konkrete, të prekshme e të realizueshme. Qeveria Kurti duhet ta dij, po e rithkesoj edhe njëherë, tani jeni në pozitën që duhet të veproni, jo të shprehni dëshira, sepse po presin punë konkrete, jo fjalë e ide në letër.

Faleminderit për vëmendje,

Të ngjashme