Deputetja Musliu akuzon Qeverinë se mbrëmë i fshehu rezultatet e analizave të 26 infektuarve

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se duhet të mbahet seanca për rrëzimin e Qeverisë, pasi sipas saj askush nuk ka të drejtë të thotë se nuk ka kushte që të mbahet kjo seancë, duke parë që qytetarët po presin në radhë për miell e asistenca sociale.

Musliu po e akuzon qeverinë se mbrëmë i ka fshehur rezultatet e analizave të 26 të infektuarve

Në një postim në Facebook Ganimete Musliu, ka thënë se seanca parlamentare duhet të mbahet dhe ka kërkuar nga Qeveria që të jetë transparente me të dhënat sa i përet të infektuarve nga koronavirus.

“Për derisa qindra qytetar në këtë mënyrë presin në radhë për të siguruar miell dhe për të marrë asistencën sociale, Qeveria dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të thotë që nuk ka kushte për të mbajtë seancën parlamentare”, ka shkruar ajo.

Edhe pse përgjegjës për publikimin e rezultateve të analizave për koonavirus ëshë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, deputetja e PDK-së, Gabimete Musliu po e fajëson qeverinë për fshehje të këtyre rezultateve.

“Qeveria duhet të jetë transparente me të dhënat e të infektuarve me corona virus dhe mos ti përdor shifrat politikisht siç bëri mbrëmë në mesnatë pas konferencës së Presidentit duke publikuar 21 raste që po mbaheshin msheft”, është shprehu ajo.

🔴 Per derisa qindra qytetar ne kete menyre presin ne radhe per te siguruar miell dhe per te marre asistencen sociale,…

Gepostet von Ganimete Musliu am Dienstag, 24. März 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme