Deputetja që ia zuri vendin Meliza Haradinajt, regjistrohet bashkë me Ramush Haradinajn në Kuvend

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK’ja), Albana Bytyçi që ia zuri vendin në Kuvendin e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla sot është regjistruar bashkë me liderin e AAK’së, Ramush Haradinajn.


Përmes një postimi në Facebook, Bytyçi ka bërë të ditur se sot është regjistruar si deputete e Kuvendit të Kosovës për këtë legjislaturë.

Në postimin e shpërnadrë, ajo ia ka bashkangjitur një fotografi ku shihet edhe lideri i AAK-së, afër saj i cili po ashtu është duke u regjistruar si deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Me besimin tuaj sot fillova rrugëtimin tim të ri, si deputete në Kuvendin e Kosovës. Do të bëj më të mirën time që të justifikoj këtë besim, duke qenë model për angazhim dhe punë të mirë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Bytyçi.

Kujtojmë se Albana Bytyqi u ankua që ish-kandidatja e AAK’së, Meliza Haradinaj-Stublla i ka vjedhur vota.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ’ja, kandidatja Meliza Haradinaj- Stublla ka arritur t’i fitojë 4 mijë e 424 vota, vetëm 26 vota më shumë sesa kandidatja për deputete Albana Bytyqi e cila mori 4 mijë e 398 vota.

Më poshtë keni postimin e plotë të saj.

https://www.facebook.com/albanabytyqi57/posts/2893287977614993



Të ngjashme