Deputetja Thaçi-Dragusha i kërkon Pacollit shpjegim për ngecjen e njohjeve

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 11:00 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli që tregojë se cila është e vërteta për tërheqjen e njohjeve nga disa shteteve.

Deputetja Evgjeni Thaçi-Dragusha, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se edhe pse Kosova arriti të bëhet protagoniste në takimet më të rëndësishme politike botërore, është e qartë që procesi i njohjeve ka pasur ngecje, raporton Ekonomia Online.

“Gjatë këtij mandati të kësaj qeverie ne kemi pranuar dy njohje për të cilat ne jemi falënderuar ndaj atyre shteteve, nga ana tjetër kemi pasur raportime mediale kundërthënëse ku është raportuar për tërheqje  të njohjeve nga ana e disa shteteve. Edhe pse ministria e punëve të jashtme ka hedhur poshtë këtë lajm disa herë, ne kërkojmë nga ministri Pacolli se cila është e vërteta lidhur me këtë çështje mjaft shqetësuese”, ka thënë ajo.

Ajo u ndal edhe te dështimi i anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, duke thënë se në Dubai fitoi krimi.

Osmani akuzon deputeten Thaçi për prishje të kuorumit në një komision

Ato reagoi deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani

I tha deputetes Thaçi se nuk mundet ta akuzoj dikë kur për familjarin e saj kishte prishur kuorumin në një komision.

“Tha të pavërteta për punën e komisionit, se nuk e din pa qenë aty. Për ta mbrojtur, për përgjegjësi po na flet dikush që e prish kuorumin për familjarin e saj. Nuk mundemi me prit vlerësime serioze nga persona që kur i mbrojnë idetë ruso-serbe, qohen dhe e bllokojnë kuorumin e komisionit”, tha Osmani.

Të ngjashme