Dërgohet në Kryesi Projektligji për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 15:02 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie ka përcjell për Kryesi Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina tha se kjo nuk e paralizon rolin e opozitës për shkak që sipas saj, opozita mund ta kundërshtojë.

“Ajo çka duhet të theksoj është që kur të ulemi me shqyrtuar një ligj duhet me kujtuar që nuk është ligji i vetëm jashtë juridiksionit”.

“Çdoherë ka hapësirë për keqpërdorime e për këtë kemi gjyqësor. Sado e lehtë mundet me qenë vendimmarrja ajo mundet me u kundërshtuar nëse ka vullnet”.

Deputeti i Nisëmës Socialdemokrate, Milaim Zeka tha se është mirë t’i jepen kompetenca kryetarit të komunës.

“Arsyeja  pse e kundërshtoj një logjike të tillë është se një praktike e tillë është edhe në Kuvend, e tillë është situate edhe tek Lista  Serbe. Është mirë me i jap kompetencë kryetarit të komunës”.

Valon Ramadani, nga VV-së kundërshtoi vendimin duke thënë se duhet dhënë hapësirë edhe opozitës.

“Kryetari duhet t’i bindet edhe asamblistëve që janë në opozitë. Është duke u fol për vendime që nuk janë të shpeshta”.

“Po flasim për tokë që ka me e dhënë komuna në shfrytëzim dhe ka mundësi që kjo të jetë e një anshme, pse mos me pas opozitën në komision”.

Ndërkaq lidhur me Projektligjit për Qasje në Dokumentet Publike është formuar një grup punues në krye me Shqipe Pantina.

Të ngjashme