Dërgohet në Kuvend Projektligji që e rregullon punën e Qeverisë

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 10:53 | Nga Fitore Berisha

Në mbledhjen e radhës, Qeveria ka marrë vendim që të procedojë për në Kuvend, Projektligjin që rregullon punën e ekzekutivit, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se Projektligji është në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe se përcakton mandatin dhe kompetencat dhe kompetenca e Qeverisë.

“Nevoja për nxjerrjen e këtij Projektligji, konsiston me mbulimin e fushës së organizimit dhe funksionimit të Qeverisë së Kosovës, mënyrën e punës dhe procedurat e vendimmarrjes, i vendos parimet udhëheqëse të Qeverisë si pushtet ekzekutiv, me parimin e respektimit të ligjit, përgjegjshmërisë, transparencës, barazisë gjinore si dhe nga parimi i efikasitetit”.

“Projektligji është në përputhje me Kushtetutën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme