Dërgohet vendimi nëpër institucione, këto ditë do të jenë pushim gjatë prillit

Prishtinë | 08 Pri 2022 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Në tri të hëna të muajit prill, nënpunësit e Administratës Publike do ta kenë pushim.

Ata do të pushojnë për Ditën e Kushtetutës, Pashkët Katolike dhe Pashkët Ortodokse, bazuar në Ligjin për Festat Zyrtare.

Vendimi tashmë u është dërguar institucioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Këtë vendim e ka publikuar Komuna e Podujevës, në faqen zyrtare në Facebook.

Të ngjashme