Dërguti: Kuvendi i Kosovës ka degraduar

Prishtinë | 03 Maj 2017 | 12:35 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Aida Dërguti, tha se mbrëmë pas orës dhjetë janë ftuar për mbledhje të Kryesisë së Kuvendit dhe sipas saj, kjo tregon se në çfarë shkalle ka degraduar institucioni i Kuvendit.

“Mënyra e informimit është jo korrekte dhe në s’përputhje me rregulloren e Kuvendit. Seanca me vazhdimin e pikave të rendit të ditës do të jetë nesër, ndërsa të enjten seanca e re”, tha ajo, raporton Ekonomia Online.

këto komente ajo i ka bërë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Sa i përket mocionit të Nismës ajo ka thënë se si VV-ja e ka mbështetur këtë iniciativë dhe Nisma është duke u marrë me këtë.

Ndërsa për demarkacionit ajo ka thënë se s’ka pasur nevojë të thirret mbledhja e Kryesisë pas orës dhjetë me pika të njëjta të rendit të ditës.

Sa i pëkret asaj se a do të ketë senacë për mocionin siç tha deputetja e Nismas, Valdete Bajrami, ajo u shpreh se do të duhet së pari të mblidhet Kryesia.

Kurse nënkryetari Xhavit Haliti tha se janë mbledh për të thirrur dy seanca: ajo e nesërmja me pikat e mbetura dhe seanca e ardhshme për të enjten tjetër.

Sa i përket asaj që deputetët e LDK-së që kanë iniciuar një aneks marrëveshje, ai ka thënë se nuk ka bërë ndonjë kërkesë dhe në këtë rast nuk mund ta flet për individ që propozojnë, “por nëse vjen diçka me siguri se edhe PDK-ja do ta shqyrtojë, ose do të ketë një shkresë, unë nuk mund të jap deklarata për ose kundër kësaj”.

Edhe Haliti ka thënë se për mbledhjen e Kryesisë ftesa u ka shkuar nga kryetari i Kuvendit.

Kurse sa i përket demarkacionit, ai ka thënë se kjo i takon njëherë Qeverisë, por shtoi se në secilin variant kjo është çështje e re. Se a pret që demarkacioni të sillet këtë javë në Kuvend Haliti ka thënë se nuk mund të flet.

“Nuk mund të flas dhe nuk kemi diçka zyrtare”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për ndërprerjen e bisedimeve në Bruksel duke thënë se kanë marrë notë negative  duke theksuar se bisedimet duhet të vazhdojnë.

Të ngjashme