Dërguti: Për ushtrinë s’duhet lejuar asnjë kushtëzim

Prishtinë | 17 Mar 2017 | 10:22 | Nga

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka bërë me dije se Kosova nuk duhet lejuar asnjë kushtëzim për themelimin e ushtrisë së saj.

Dërguti në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se Kosova, si çdo shtet tjetër, ka të drejtën për ta pasur ushtrinë dhe këtë të drejtë nuk mund t’ia mohojë askush.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje e ka kritikuar përmbajtjen e Projektligjit për avancimin e FSK-së në një forcë ushtarake. Sipas saj, ai dokument që është shkruar përmban edhe gabime gjuhësore.

Dërguti ka bërë me dije se Lëvizja Vetëvendosje është duke e analizuar hollësisht Projektligjin për FSK-në dhe vërejtjet e sugjerimet do t’i japë kur të vijë në Kuvend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme