Dërguti: S’ka koalicion parazgjedhor me LDK-në e PDK-në

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 13:31 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka deklaruar se Vetëvendosje ka vendim të këshillit të përgjithshëm që nuk hynë në koalicion parazgjedhor me partitë që kanë qenë në Qeveri.

Ajo këto komente i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku tha se nuk kanë vija të kuqe për koalicione me AAK-në dhe Nismën për Kosovë, por se nuk bëjnë koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe PDK-në, raporton Ekonomia Online.

“Në fakt ne kemi vendim të Këshillit të Përgjithshëm që nuk futemi në koalicione parazgjedhore me partitë të cilat kanë qenë në pushtet dhe jemi ta hapur për partitë brenda parlamentit dhe ato që janë jashtë parlamentit të cilat nuk kanë qenë pjesë e kësaj qeverie të dobët . Kanë qenë disa përpjekje por besoj që edhe pas zgjedhjeve përparësi në koalicione do të kenë partitë të cilat gjatë këtij mandate kanë qenë  në opozitë”, ka thënë ajo.

“Është vendim i Këshillit të Përgjithshëm që nuk do të hyjmë në koalicione parazgjedhore me subjektet të cilat kanë qenë në Qeveri e që i bie LDK-ja e PDK-ja. Nuk do të kemi koalicion parazgjedhor me LDK-në”, ka pohuar ajo.

Të ngjashme