Dërguti: Vetëvendosje po sulmohet

Prishtinë | 24 Nën 2017 | 11:29 | Nga Albulena Avdiu

Deputetja e Vetëvendosjes  Aida Dërguti e ka komentuar arrestimin e deputetëve të partisë prej nga vjen: Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, e Donika Kadaj-Bujupit, duke e quajtur arrestimin e tyre sulm.

Dërguti tha se arrestimin nuk duhej ta bënin kur deputetët po e kryenin punën e tyre, por  do të duhej të prisnin deri përfundim të seancës, raporton Ekonomia Online.

“Po sulmohet Vetëvendosja .Deputetët u penguan ne kryerje të detyrës së tyre. Ky sulm është në vazhdën e sulmeve të VV-së. Duke filluar me dënimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje pastaj me anulimin e fitores sonë dhe tash me arrestimin e deputetëve”, tha ajo.

Dërguti tha se do të jetë i vështirë funksionimi i Kuvendit për një kohë të gjatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme