Deri kur mund të përsëritet votimi nëse nuk bëhen 80 vota në kuti?

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 22:01 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës është mbledhur dhe po voton për zgjedhjen e presidentit. Në votimin e parë nuk u arrit të bëhen 80 vota në kuti, që do të jepte mundësinë të zgjidhej presidenti, nëse të 80 votuesit do të ishin pro.

Ndërsa, po të merrnin pjesë në votim 80 deputetë, dhe nuk do të ishin të gjithë pro, atëherë do të shkohej me raundin e dytë të votimit.

Por, çfarë ndodhë, nëse nuk arritet kuorumi i nevojshëm prej 80 votave në kuti?

Në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit ku kandidatë për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, edhe pse të pranishëm në sallë ishin 82 deputetë, në votim morën pjesë vetëm 78 prej tyre.

Kjo bëri që të përsëritet votimi i raundit të parë, shkruan Reporteri.net.

Sipas procedurave dhe afateve ligjore, i njëjti votim mund të përsëritet deri më 5 maj, kur është edhe afati i fundit që të zgjidhet presidenti i vendit.

Nëse edhe deri atëherë nuk arrihet koorumi i nevojshëm, dhe nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme