Deri nesër në orën 18:00 KQZ-ja i pret subjektet politike të aplikojnë për zgjedhjet në Podujevë

Prishtinë | 16 Shk 2020 | 12:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për zgjedhjet që priten të mbahen në Komunën e Podujevës, partive politike kanë afat edhe një ditë për ti dërguar emrat e kandidatëve të tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se KQZ-ja deri më tani nuk ka pranuar asnjë aplikim nga ana e subjekteve politike që të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë. Ai thotë se afati i fundit për aplikim është deri me datën 17 shkurt dhe KQZ-ja do të pres deri në ora 18:00.

“Deri në këto momente zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk kemi pranuar ndonjë aplikim nga ana e subjekteve politike të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës. Afati i fundit për të aplikuar për të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje është data 17 Shkurt dhe KQZ-ja do të pres deri në orën 18:00 që subjektet politike të paraqesin aplikimet e tyre. Gjithashtu subjektet politike që duan të marrin pjesë në këto zgjedhje duhet të paraqesin edhe emrin e kandidatit për kryetar të komunës”       

“Pasi të përmbyllet periudha e aplikimit të subjekteve politike, zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim i shqyrton të gjitha aplikimet të cilat janë bërë dhe pastaj paraqet para KQZ-së rekomandimet lidhur me certifikimin ose jo të ndonjë subjekti politik i cili ka bërë aplikimin, tha Elezi.             

Elezi më tutje theksoi se pas përmbylljes së certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve për të marr pjesë në këto zgjedhje, KQZ-ja me 2 mars do të organizojë edhe tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim.

“Pasi të përmbyllet edhe çështja e subjekteve politike dhe kandidatëve të cilët certifikohen për të marr pjesë në këto zgjedhje KQZ-ja me datë 2 mars do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotimin e zgjedhjeve të 15 marsit.

Subjektet politike do të kenë kohë 11 ditë për ti zhvilluar aktivitete e tyre në kuadër të fushatës zgjedhore.

“Pastaj këto subjekte dhe kandidatët duke filluar nga data 3 mars deri me 13 mars mund të zhvillojnë aktivitete e tyre në kuadër të fushatës zgjedhore dhe gjithsej janë 11 ditë në dispozicion të këtyre subjekteve politike dhe të këtyre kandidatëve për të zhvilluar aktivitetet e tyre”.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës do të mbahen më 15 mars.

Të ngjashme