Deri tash për Zgjedhjet e 6 tetorit janë regjistruar mbi 8500 votues mërgimtarë

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Afati për t’u regjistruar mërgimtarët për të votuar është i hapur dhe vazhdon deri më 10 shtator.

Numri i mërgimtarëve të regjistruar deri sot në QKZ tregon për një interesim të konsiderueshëm të tyre për të marrë pjesë në votimet e 6 tetorit përmes postës.

Përkundër procedurave të gjata, mbi 8500 mërgimtarë janë regjistruar për të votuar, thonë në KQZ.

Afati për t’u regjistruar mërgimtarët për të votuar është i hapur deri më 10 shtator.

Mërgimtarët në këto zgjedhjeve votojnë përmes postës, ndërsa partitë ankohen se kjo mënyrë e votimit po i bën të painteresuar ata.

Për të pasur të drejtë vote, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendi, fillimisht duhet të regjistrohen.

Për këtë arsye KQZ ka dhënë një afat deri kur votuesit nga diaspora mund ta bëjnë një gjë të tillë.

Ani pse Republika e Kosovës i ka njëzet e nëntë misione diplomatike, mërgimtarët nuk do mund t’i shfrytëzojnë këto ambasada e konsullata për të votuar. Kjo për shkak se Ligji për Zgjedhje i miratuar në vitin 2008 nuk e lejon një gjë të tillë.

Sipas këtij institucioni në zgjedhjet e kaluara rreth 5 mijë mërgimtarë kanë votuar.

E në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se ky numër i votuesve ka qenë i pasaktë për shkak të mënyrës së ndërlikuar të votimit.

Ndërkohë një subjekt tjetër që e shqetëson ky problem është Partia Euroatlantike e Kosovës. Ata thonë se votuesit po stopohen nga ky ligj.

Në anën tjetër në Ministrinë e Diasporës, dikaster ky që ka të bëjë kryekëput me këtë kategori tregojnë se nuk përfshihen në këtë proces.

Sipas tyre të gjitha detyrat i ka në dorë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme