Deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 141 nga 314 vendvotime

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 10:51 | Nga Luiza Vranolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qendrën e Numrit dhe Rezultateve (QNR) edhe të dielën po vazhdohet me rinumërimin e vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja gjatë kësaj jave, raporton Ekonomia Online.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së Valmir Elezi deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 141 prej 314 vendvotimeve.

Elezi, për Ekonomia Online, ka sqaruar se përse rinumërimi në QNR zgjat më shumë se numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ditën e zgjedhjeve.

“Arsyeja se pse numërimi i fletëvotimeve të 2547 vendvotimeve përmbyllet brenda pak orëve pas procesit të votimit dhe rinumërimi i 314 vendvotimeve zgjatë më shumë është se çdo vendvotim ka këshillin, anëtarët e të cilit bëjnë numërimin e atij vendvotimi, ndërsa rinumërimi këtu varet nga kapaciteti i QNR, pra janë vetëm 22 tavolina numërimi”, tha Elezi.

Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e 314 vendvotimeve, që ka ardhur pas rekomandimeve të Qendrës së Numërimeve dhe Rezultateve, pas gjetjeve të cilat janë bërë në këtë qendër gjatë pranimit të materialit nga këto vendvotime. 

Të ngjashme