Dështon Labi në politikë, nuk i siguron votat për deputet

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Labinot Tahiri, nuk ka arritur të marrë vota të mjaftueshme për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur, vetë Tahiri, përmës një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram.

Ai tha se sikurse brenda Kuvendit, tani edhe jashtë , do të jetë gjithmonë shërbëtor i njerëzve.

“Njeriu lind dhe ndërtohet për kohën që do ti viej në qastet e duhura! Sikurse brenda kuvendit, tani edhe jasht kuvendit, do jem gjithmonë shërbetorë i njerëzve tanë”, ka shkruar Labi.

Ky është postimi i plotë:

Përshêndetje njerëz të mirëë. Po vazhdoj të mbaj balancimin, në mes të drejtësisë dhe padrejtësisëë Bëhet mirë!
Njeriu lind dhe ndërtohet për kohën që do ti viej në qastet e duhura! Sikurse brenda kuvendit, tani edhe jasht kuvendit, do jem gjithmonë shërbetorë i njerëzve tanë! Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme