Dështon mbledhja e Kryesisë – Tahiri e quan veprim të dëmshëm, kërkon të mbahet debati për gazsjellësin

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 11:26 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë sa Kuvendit, për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Ekonomia Online.

Aty munguan nënkryetarët e Kuvendit. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se mungesa e tyre është veprim i dëmshëm.

Tahiri thotë se debati për anulimin e projektit për gazsjellësin të mbahet sa më shpejtë.

“Për arsye se nuk pati kuorum nuk u mbajt mbledhja. Duhet që të ndodh debati parlamentar rreth çështjes së ngritur nga ne lidhur me projektin e gazit me AMC. Për neve është veprimi i dëmshëm dhe duhet të vij para deputetëve sa më shpejt. Pra ne kërkojmë që Kryesia të mbahet dhe të ndodh debati parlamentar”, tha Tahiri.

Tahiri nuk e ka konsideruar si të qëllimshme mungesën e nënkryetarëve, por tha se debati për anulimin e projektit për gazsjellësin duhet të mbahet sa më shpejtë.

“Nuk e konsideroj të qëllimshme pasi nuk kishte mungesë vetëm nga Vetëvendosje por edhe nga partitë e tjera. Për ne si grup parlamentar është jashtëzakonisht me urgjencë që të ndodhë debati parlamentar”, tha Tahiri para mediave.

“Debatet nuk kanë veprim të drejtpërdrejt obligues ndaj qeverisë por ne duhet ta rikthejmë çështjen e MCC dhe projektit të gazit amerikan për shkak se po i bën dëm të madh Kosovës. Qeveria ka qenë e pasaktë dhe nuk ka dhënë asnjë argument, e vetmja gjë që e kemi dëgjuar ka qenë se e kanë përdorur termin e fizibilitetit, asnjë argument tjetër”, tha më tej Tahiri.

Në rend dite ishin pikat e papërfunduara nga seancat e kaluar, por edhe organizimi i një seance të re, kur në rend dite është debati për anulimin e projektit për gazsjellësin nga Qeveria e Kosovës.

Rendi i ditës​:

I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021:

13. Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021:

28. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

V. Përgatitjet për seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-028 për të drejtën ndërkombëtare private,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar,

7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,

8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,

10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020,

12. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,

13. Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit.

VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Të ngjashme