Dështon mbledhja e Kryesisë – Tahiri: Zgjedhjet s’duhet jenë pengesë për punën e Kuvendit

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 10:58 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit për shkak se nuk ishin prezentë shefat e Grupeve Parlamentare, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Sipas tij, nuk duhet që procesi zgjedhor të jetë pengesë për punën e Kuvendit.

“Sot kemi qenë të ftuar në mbledhjen e kryesisë dhe siç e pat mbledhja nuk u mbajt për shkak se nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm dhe kjo është porosi e keqe se ne duhet të ushtrojmë funksionin tonë në kuvend, shihet qartë se ka mungesë të koordinimit”.

“Në mbledhje ka qenë Arben Gashi, Saranda, Glauku dhe një koleg tjetër dhe të tjerët ishin në mungesë, dhe nuk s’duhet procesi zgjedhor të penalizojë të ndalojë punën e Qeverisë”.

Derisa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nuk ka pranuar të flasë para gazetarëve.

Në rend të ditës ishin këto pika:

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 gusht 2021:

8. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.

IV. Përgatitjet për Seancë plenare:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-030 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “ Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI’, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-031 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financim shtesë”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,

Shqyrtimi i Raportit me rekomandime, në lidhje me Raportin e auditimit të performancës “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave joqeveritare”,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të ankesave të mediave.

V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Të ngjashme