Dështon përpjekja për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 17:13 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partitë opozitare kanë dështuar në tentimin e tyre të parë për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

Pavarësisht se në sallë ishin mbi 60 deputetë, vetëm 37 deputetë votuan, dhe në këtë mënyrë nuk u miratua rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës e cila parashihte shkarkimin e Qeverisë Haradinaj si dhe ndërprerjen e çdo përpjekje që konteston shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Për këtë debat 36 deputetë votuan pro, 1 deputet abstenoi dhe asnjë nuk ishte kundër.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Kujtim Shala, ndërpreu seancën e jashtëzakonshme për dështimet e politikës së jashtme të Kosovës.

Po ashtu në këtë seancë, deputetët kërkuan edhe shkarkimin e ministrit të Punëve të Jashme, Behgjet Pacolli.

Të ngjashme