Dështon propozimi i Mustafës, BE-ja kërkon votimin e Demarkacionit

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 16:01 | Nga

Kryeministri Isa Mustafa nuk ia ka dalë ta bindë Komisionarin për Punë të Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopulos, që të suspendohet kriteri i Demarkacionit për vizat. Në vend të kësaj, Avramopoulos i ka kërkuar Mustafës që demarkacioni të nxirret në Kuvend për t’u votuar.

Mustafa kishte paralajmëruar se do të kërkojë që fillimisht të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe më pas, në një afat prej dy vjetësh, Kosova të përmbushë kërkesën e Komisionit Europian për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Mustafa do të qëndrojë deri të enjten në Bruksel, ku do të lobojë për propozimin e tij.

Për takimin e Avramopoulos – Mustafa ka njoftuar Zyra e Komisionerit.

Në njoftim thuhet se dy bashkëbiseduesit kanë folur për hapat e fundit që duhet të ndërmerren për të përmbushur kërkesat e mbetura për dialogun e liberalizimit të vizave me Kosovën.

Komisionieri Avramopulos e ka vlerësuar progresin që e ka bërë deri tani qeveria e Kosovës, përfshirë edhe regjistrin për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

Të dyja pakët janë pajtuar që ky progres duhet të jetë i qëndrueshëm dhe që numri i dënimeve të rritet.

Komisioneri Avramopoulos i ka njohur përpjekjet e Kosovës për miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin dhe e ka inkurajuar Kryeministrin Mustafa, Qeverinë e Kosovës dhe partitë politike që të procedojnë shpejt me votim në Kuvend

Komisionier Avramopoulos ka shprehur mbështetjen për Kosovën në fazat e fundit të liberalizimit të vizave duke u shprehur i gatshëm për vizitë në Kosovë para verës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme