Dështon rezoluta e opozitës kundër shtrenjtimit të rrymës

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi nuk e ka miratuar rezolutën e opozitës kundër shtrenjtimit të rrymës.

Rezoluta në fjalë mori 30 vota pro.

Deputetët e VV-së nuk morën fare pjesë në votim dhe si e tillë Rezoluta dështoi.

Ky është teksti i Rezolutës i propozuar nga PDK, AAK dhe LDK:

Në një situatë të renduar ekonomike si dhe ndikimit zingjiror të krizave, shtrenjtimi është i papërballueshëm për shumicën e familjeve në Kosovë. Diferencimi i konsumatorëve është jashtë frymës kushtetuese dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Vendimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës të anulohet menjëherë.

Kuvendi të iniciojë shkarkimin e bordit të ZRRE-së për mungesë profesionalizmi.

Qeveria të subvencionojë çmimin e rrymës për të gjithë qytetarët linearisht.

Qeveria të heq TVSH-në për energjinë.

Qeveria të angazhohet për themelimin e fondit për konsumatorët në nevojë.

Të nisin konsultimet për tarifat e reja që duhet të jenë pjesë e strategjisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme