Dështon rezoluta e Vetëvendosjes për reciprocitetin në Kuvend

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur që të miratojë rezolutën e saj për reciprocitetin.

Kjo projekt-rezolutë, në Kuvendin e Kosovës mori vetëm 31 vota pro, dhe si e tillë nuk u miratua.

Ajo që vlen të theksohet është se pro kësaj rezolute ka votuar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Në të njëjtën, bëhej thirrje që Qeveria e Kosovës të zbatojë të gjitha masat e reciprocitetit ndaj shtetit serb, ato politike dhe ekonomike.

E njëjta u propozua pas debatit në interpelancën e kryeministrit Hoti në lidhje me vendimin për shfuqizimin e reciprocitetit.

Të ngjashme