Dështon Sami Kurteshi, bie i 73-ti në listën e VV-së

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 23:52 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse jo zyrtarisht nga KQZ, tashmë janë publikuar votat e kandidatëve për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Duket se edhe kjo parti do të ketë ndryshime me prurje të reja në Kuvend. Por, ka edhe befasi sa i përket votave që kanë marr disa nga deputetët më të zëshëm të këtij subjekti politik.

Njëri nga ta që nuk arriti të marr vota të mjaftueshme, madje është në fund të listës, është edhe Sami Kurteshi.

Derisa në vitin 2017 ai ishte në pesëmbëdhjetëshen më të votuar me 10.164 vota, në zgjedhjet e 6 tetorit, ai mori vetëm 3, 523 apo i 73-ti me radhë.

Të ngjashme