Dështuan 23 seanca për mungese kuorumi, Pantina: Për çka iu vyen 50 për qind kur as seanca nuk mundeni me mbajt

Prishtinë | 05 Kor 2022 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, më pas e PSD-së, Shqipe Pantina, e ka quajtur dështim sesionin pranveror, pas në këtë vit nga 45 seanca, 23 prej tyre kanë dështuar shkaku i mungesës së kuorumit.

Duke iu referuar gjetjeve të KDI-së për vlerësimin e punës së Kuvendit të Kosovës për gjashtë muajt e parë të sesionit pranveror 2022, Pantina ka thënë se

“Nga 45 seanca sa ka mbajtur Kuvendi ne sesionin pranveror të këtij viti, 23 kanë dështuar për mungese kuorumi, pra me shume se gjysma. E për cka ju vyen 50 për qind kur as seanca nuk mundeni me mbajt? Me rendesi rrogen e meditjet i merrni, besa edhe ushetime zyrtare po”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme