Detaje për vizitën e Biden në Kosovë

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 20:00 | Nga

Nënpresidenti Joe Biden dhe Jill Biden do të udhëtojnë për në Prishtinë të martën, ku do të ketë takime me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Sipas Ambasadës Amerikane në Kosovë, nën patronatin e Qeverisë së Kosovës, nënpresidenti Joe Biden dhe Jill Biden do të shkojnë për vizitë afër kampit Bondsteel për të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë Joseph R. “Beau” Biden, III, transmeton Koha.net.

Agjenda:

E martë, 16 gusht (në mbrëmje) – Arritja e Nënpresidentit Biden

E mërkurë, 17 gusht – Takim me Kryeministrin Isa Mustafa; Takim me Presidentin Hashim Thaçi dhe emërimi i rrugës në përkujtim të Beau Biden

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme